U kapën me 5 doza të vogla kanabis në mjetin luksoz, arrestohet djali i Azem Hajdarit me shokun e tij. Lihet e lirë 19-vjeçarja që i shoqëronte

24/07/2021 09:55

Dy të rinj, të moshës  23 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga policia e Elbasanit sepse u kapën me kanabis në makinë.

Bëhet fjalë për djalin e Azem Hajdarit dhe Ergi Gjumsin, të cilët u shoqëruan ditën e djeshme në komisariat pasi u kapën me 5 doza të vogla kanabis teksa po lëviznin me mjetin tip “Audi” në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike,  dy aparate celular dhe automjeti”, njoftoi policia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Drejtuesi i mjetit ishte Ergi Gjumsi, ndërsa djali i Azem Hajdarit që mban të njëjtin emër si i ati ishte pasagjer në mjet së bashku me 19-vjeçaren, e cila është identifikuar me inicialet S.M.

Kujtojmë se ditën e djeshme, djemtë ishin të shoqëruar edhe nga një 19-vjeçare, e cila mesa duket është lënë e lirë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel