Paraditen e kësaj të shtune, rruga e Plazhit në Durrës, paraqitet me një trafik tejet të rënduar.

Aksi rrugor që lidh Urën e dajlanit me Plepat ka një fluks të lartë automjetesh që lëvizin drejt plazheve të Durrësit, Golemit e më tej drejt atyre në jug të vendit.

Për shkak të ngarkesës së trafikut, afër mesditës, lëvizja në këtë aks rrugor nuk e kalon 5-10 km/h.

Gazetarja Vali Qyrfyçi tregon se për të kaluar nga Ura e Dajlanit në Plepa iu deshën 54 minuta. Ndërkohë, në autostradën Plepa-Kavajë- Rrogozhinë qarkullimi është normal.

Top Channel