Në një lëvizje të papritur, Shtetet e Bashkuara ndryshuan përkufizimin e fjalës “astronaut”.
Me rregullat e reja, nga sa shpjegoi Administrata Federale e Aviacionit, astronaut do të konsiderohen vetëm ata persona, të cilët janë pjesë e ekipit të fluturimit dhe kontribuojnë në sigurinë e fluturimeve hapësinore.
Kjo nënkupton se në sytë e qeverisë amerikane, Jeff Bezos dhe Richard Branson, mund të mos jenë astronautë pavarësisht faktit që dy pasanikët zhvilluan fluturime në hapësirë. Këto janë ndryshimet e para që Administrata e Aaviacionit bën që prej vitit 2004.
Për t’u kualifikuar si astronautë sakaq, ata që shkojnë në hapësirë duhet të udhëtojnë 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, e këtë e ka bërë dhe Bezos, dhe Branson. Por Administrata thotë se astronautët duhet të “demonstrojnë aktivitete gjatë udhëtimit, të cilat janë thelbësore për sigurinë publike, apo të kontribuojnë në sigurinë e fluturimit hapësinor”.
Richard Bransoni udhëtoi në kozmos përpara Bezosit me kapsulën e kompanisë së tij Virgin Galactic duke kryer fluturimin e parë si test, në mënyrë që konsumatorët të mund të bëjnë udhëtime tjera vitin e ardhshëm.
Top Channel