Një 47-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. M. është arrestuar nga policia e Vlorë pasi kishte kultivuar kanabis.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Trevllazër, Vlorë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel