Regjistrimi i nxënësve në klasat e para është shoqëruar me problematika edhe në qarkun e Elbasanit.
Për herë të parë është përdorur sistemi ‘online’ për regjistrimin e fëmijëve në shkollë, të paktën për sa i përket 18 shkollave të zonës urbane.
Nga 939 fëmijë, që ishin pritshmëritë për tu regjistruar në klasën e parë, deri tani, në fazën e dytë që u zhvillua në 2-javëshin e dytë të qershorit, u regjistruan vetëm 192 fëmijë, ç’ka do të thotë, më pas se 20% e numrit të parashikuar. Probleme ka pasur me anën e përdorimit të sistemit, vendbanimet jo të sakta, apo mos qartësia e prindërve për përdorimin e këtij sistemi. Në disa shkolla gjithashtu nuk ka pasur kredenciale për hapjen e sistemit e-Albania.
Por ZRVA qetëson prindërit, një fazë e dytë do të zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit Gusht. Përveç regjistrimit ‘online’, i cili do të zhvillohet nga data 15-20 gusht, pritet gjithashtu që nxënësve dhe prindërve t’u krijohet edhe një mundësi për regjistrimin fizik të tyre, sidomos për ata fëmijë që i përkasin datëlindjes 2014-2015 të cilat nuk janë të parashikuara në sistem, por edhe ata fëmijë apo familje që kanë probleme apo moskorrektësi me vendbanimin e tyre.
Gjithsesi asnjë fëmijë nuk do të mbetet i paregjistruar në klasën e parë.
Top Channel