Në rrugët nacionale në jug të vendit, ka një lëvizje të shtuar të automjeteve, për shkak se pushues vendas e të huaj zgjedhin të kalojnë fundjavën në bregdetin jonian.

Fundjava e fundit e korrikut shënon një numër të lartë makinash përgjatë rrugës
Palasë –Llogara; Llogara-Radhimë; Rradhimë-Vlorë.

Fluksi i makinave që drejtohen jugut të Shqipërisë është i lartë, por pa krijuar trafik të rënduar.
By Pas-i Vlorë-Orikum ka liruar trafikun që ndodh rëndom në brendësi të qytetit, një shqetësim sezonal për qytetin bregdetar të Vlorës.

Top Channel