Drogë, dhunë ndaj gruas dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

24/07/2021 09:46

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre u arrestuan sepse u kapën me lëndë narkotike kokainë dhe heroinë.

“B. M., 38 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të B. M dhe klient E. K., sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë; D.Sh., 32 vjeç, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike heroinë”, njoftoi policia.

Ndërsa një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet P. G., u arrestua pasi ka tentuar të vjedhë disa sende personale në mjetin e parkuar të shtetasit A. M.

Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet P. D., u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Një 28-vjeçar u vu në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia”, ndërsa 33-vjeçar është proceduar penalisht.

Këto të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A.Th. Edhe një 46-vjeçar, pronar i një lokali nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur në lokalin e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij”, njoftoi policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L.H., 57 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel