Foto ilustruese

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia në Berat.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë kapja dhe ndalimi i  shtetasit S.K., 29 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Top Channel