Ilustruese

Një 56-vjeçar është vetëpalgosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bërë nga policia dyshohet se 56-vjeçari ka kryer këtë akt në kushte të rënduara psikologjike.

Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel