Tornadoja e rërës përpin arbitrin në fushë, komentatori s’i beson syve

23/07/2021 18:01

Komentatori i një ndeshjeje futbolli në Bolivi nuk u besonte dot syve: një tornado rëre u afrua në fushë në kohën kur lojtarët ishin aty e të trembur ata nisën të largohen, por ajo arriti të `gëlltisë” arbitrin.

Ndeshjet e futbollit janë të vështira për t’u parashikuar, megjithatë ky ishte një moment te cilin nuk e kishte pritur askush.

Komentatori vetë mbetet aq i habitur, sa gati nuk i beson syve, ç’ka reflektohet dhe në fjalët e tij. Në fakt, gjithçka dukej surreale: futbollistët ishin rreshtuar e po prisnin fillimin e ndeshjes, kur tornadoja e rërës u shfaq papritur, duke i zënë të gjithë në befasi!

Njërit prej tyre, ajo ia shkuli rrobat nga trupi. Por ndërsa shkaktoi mjaft frikë e vonoi nisen e ndeshjes, fenomeni i çuditshëm natyror nuk solli dëme të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA