Shfaqet variant i ri covid në Angli/ Vaksinat Pfizer dhe Astra Zeneca të afta kundër variantit Delta

23/07/2021 19:58

Ndërkohë që në Britani varianti delta i covid është mbizotërues në rastet e reja ditore, zyrtarët e shëndetësisë atje kanë konfirmuar se tashmë janë duke monitoruar një variant të ri të virusit.

Mutacioni i njohur si B.1.621 nën hetim prej disa javësh, tashmë është i konfirmuar zyrtarisht.

Ekspertët britanikë janë të shqetësuar për zgjerimin e dukshëm ndërkombëtar të tij, megjithëse vetëm 16 raste tw brendshme janë të konfirmuara deri më tani.

Autoritetet shëndetësore kanë theksuar se nuk ka ‘aktualisht asnjë provë të transmetimit të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar’.
Ata gjithashtu thonë se nuk ka ‘aktualisht asnjë provë që ky variant shkakton sëmundje më të rëndë ose i bën vaksinat aktuale më pak efektive’.

Kujtojmë se një studim i fundit tregoi se dy doza nga vaksinat Pfizer dhe Astrazenica jan të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje ndaj variantit të rrezkshëm delta, tashmë mbizotërues pothuajse në të gjithë botën.

Sipas studimit, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta i koronavirusit, krahasuar me 93.7 për qind efektivitet kundër variantit Alfa.Dy doza të AstraZeneca-s, sakaq, janë 67% efektive kundër variantit Delta dhe 74.5% efektive kundër variantit Alfa.

Ndërkohë për variantin e ri do të bëhen më shumë teste për të kuptuar natyrën e mutacionit dhe do të gjurmohen kontaktet e atyre që konfirmohet se janë infektuar me variantin.

Varianti u identifikua për shkak të përhapjes së tij të dukshme në shumë vende dhe importimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA