Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin në Roskovec, policia në kërkim të autorit

23/07/2021 11:28

Policia është në ndjekje të një 50-vjeçari në Roskovec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin me inicialet E.H.

Ky i fundit pasi mori mjekimin në spitalin e Fierit u largua për në banes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e autorit.

“Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel