Në gjendje të dehur dhe pa patentë, i riu përfshihet në aksident, lëndohet pasagjeri

23/07/2021 12:00
Ilustrim

Policia rrugore e Vlorës ka vënë nën pranga dy të rinj.

U arrestua shtetasi A.D., banues në Tiranë, i cili duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me patentë të pezulluar është përfshirë në një aksident.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar pasagjeri i cili udhëtonte me të, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“A. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar, është përfshirë në një aksident dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, u arrestua shtetasi K. L., 29 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Top Channel