Kultivim i lëndëve narkotike dhe dhunë në familje, dy persona në pranga në Gjirokastër

23/07/2021 09:56

Policia e Gjirokastrës kanë vënë nën pranga një 58-vjeçar, banues në Lazarat, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në pronën e tij.

Policia njofton se: “Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në një ambient në pronësi të tij”.

Policia bën me dije se një 32 vjeçar me iniciale E.Z. është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe gruas së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të bashkëjetueses së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel