Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës sepse kanosi me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, ku 39-vjeçari i identifikuar me inicialet G. M. ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me mjet prerës vëllanë e tij.

Pas njoftimit, policia shkoi në vendin e ngjarjes duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel