I vuri flakën barit të thatë, del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, digjen 70 rrënjë agrume

23/07/2021 11:49

Një incident i rëndë është shënuar këtë të premte në Lushnje.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi M.B., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë situata i ka dalë ‘nga duart’ dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë agrume në tokat e shtetasve L. K dhe A. H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin M. B., pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë agrume në tokat e shtetasve L. K dhe A. H”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel