Goditën me grushte punonjësit e policisë, pranga 56-vjeçarit, një tjetër në kërkim/ Babë e bir arrestohen pasi…

23/07/2021 10:24
Foto ilustruese

Babë e bir janë nën pranga në Gjirokastër për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim G. H., 62 vjeç dhe J. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër (babë e bir), pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në fshatin Panahor, Mallakastër.

Ndërkaq, një 56-vjeçar është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim 27-vjeçari, shtetasi F. M., pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel