Ilustrim

Mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Qemal Shabani rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar Pal Kacoli, 29 vjeç dhe shtetasja Sh.Sh 39 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel