Foto ilustruese

Një 29-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Shkodër, pasi ka përndjekur dhe dhunuar një 23 vjeçare dhe madje ka tentuar që të marrë me forcë duke ushtruar dhunë fizike ndaj babit të kësaj të fundit.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen ‘Qemal Stafa’ në Velipojë.

Ka qenë e reja e cila ka bërë kallëzimin në polici se ky shtetas e ka përndjekur dhe dhunuar fizikisht dhe ka tentuar të marrë me forcë babin e tij, një 60-vjeçar.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin D. J., në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

Në përfundimi të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. J., 29 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.

Për këtë shtetas ka bërë kallëzim shtetasja U. Rr., 23 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas, i cili ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur, edhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel