E gjithë familja mbillte kanabis në oborrin e banesës, arrestohen nënë e bir, në kërkim babai

23/07/2021 09:48

Nënë e bir janë arrestuar nga policia, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryefamiljari pasi akuzohen se në oborrin e banesës dhe në pyllin në afërsi të saj në Dobrenjë të Skraparit kishin mbjellë kubikë me kanabis.

“Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit, shtetasi A. D., 59 vjeç, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Top Channel