Dy ish-ushtarakë francezë arrestohen për komplotin e vrasjes së presidentit (fotot)

23/07/2021 16:36

Dy qytetarë francezë ishin mes gjashtë të arrestuarve si autorë të tentativës së dështuar për vrasjen e presidentit të Madagaskarit, Andry Rajoelina dhe figurave të tjera politike të kombit-ishull në Oqeanin Indian, thane sot zyrtarët.

“Një nga të arrestuarit, nje është francez, dy kanë kombësi të dyfishtë të Madagaskarit dhe Francës”, tha ministri vendas i sigurisë publike Rodellys Fanomezantsoa Randrianarison.

Këshilltari i presidentit Patrick Rajoelina, tha se dy nga të arrestuarit kanë qenë më parë të përfshirë në ushtrinë e Francës.

Njoftimi vjen një ditë pas arrestimeve në vend, si pjesë e hetimeve për “sulmin ndaj sigurisë shtetërore”.

Prokurori i përgjithshëm Berthine Razafiarivony tha se komploti i dështuar përfshinte “vrasjen dhe neutralizimin” e disa figurave të larta politike të vendit, përveç presidentit”, pa dhënë më shumë detaje të planit.

Randrianarison ka thënë më herët se policia kishte pasur informacion “prej muajsh” per komplotin.

“Ka gjithashtu dokumente zyrtare që provojnë përfshirjen e tyre. Të huajt fshihnin skemat e tyre djallëzore pas një fasade biznesi”, tha ai perseri pa dhene detaje konkrete.

Rajoelina u betua si president në vitin 2019 pas një beteje të ashpër zgjedhore dhe kontestime kushtetuese nga rivali kryesor dhe pararendës në post Marc Ravalomanana.

Madagaskari është një ish-koloni franceze dhe ka një histori grushtesh shteti që prej marrjes së pavarësisë nga Franca në vitin 1960. Aktualisht vendi është në krizë të rëndë ushqimi.

Vendi njihet për botën e saj të egër unike por është i varur nga ndihmat e huaja për mbijetesë. Më shumë se 90 përqind e banorëve jetojnë nën minimumin jetësor të të ardhurave.

FOTO GALERI
1/4
Dy qytetarë francezë ishin mes gjashtë të arrestuarve si autorë të tentativës së dështuar për vrasjen e presidentit të Madagaskarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA