Durrës/ Arrestohen 2 persona për vepra të ndryshme penale, gjobitet me 1 milionë lekë edhe pronari i lokalit. Kishte vënë muzikë pas orarit

23/07/2021 09:42
Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet P.A., akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Ndërsa një 40-vjeçar, i identifikuar me incialet V. L., banues në Durrës, u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Një 27-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

I riu, i identifikuar me inicialet G.T., banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel