Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si… Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa ka mbërritur në Tiranë për tu përfshirë në një projekt bamirësie.
Dua Lipa i është bashkuar iniciativës së Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival për ndërtimin e një kopshti të ri në Tiranë, të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Dua Lipa thotë kryeministri Edi Rama që ka kapur qiellin e botës muzikore ska nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh dua ta ndaj me ju.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, thotë kryeministri në postimin e tij në Instagram.
Këngërtarja shqiptare e shumë hiteve e cila jeton nw SHBA, u prit edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Top Channel