Shkollë për guida turistike/ Nis në universitetin e Durrësit programi i ri dyvjeçar

22/07/2021 19:49

Vëmendja po kthehet te turizmi edhe nga institucionet arsimore.

Për herë të parë në universitetin publik të Durrësit “Aleksandër Moisiu” do të hapet në vitin akademik 2021-2022 programi i ri i studimit me karakter profesional “Guidë turistike” i cili ka kohëzgjatje 2 vjeçare.

Brunilda Licaj-pedagoge, departamenti i turizmit UAMD: “E pamë të udhës që duke parë kërkesat e turistëve, njëkohësisht edhe parashikimet për zhvillimin e turizmit të përfshinim një degë të re për guidat turistike”

Të gjithë maturantët të cilët do të nisin nga data 29 korrik aplikimin për arsimin e lartë duke përzgjedhur 10 degët më të preferuara, do t’iu shtohet në listën e programeve edhe guida turistike. Por cila do të jetë kurrikula që do të mësojnë studentët?

Por orët mësimore nuk janë të mjaftueshme për të marr diplomën, mbi të gjitha në këtë fushë do ti kushtohet rëndësi praktikës.

Top Channel