Foto ilustruese

Dy makina janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Fillimisht ka marrë flakë  aksidentalisht një mjet tip “Ford” i parkuar dhe pas flakët kanë përfshirë edhe makinën që ishte afër, tip “Volkswagen”.

Janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Krujë/Informacion

Në fshatin Luz, Fushë Krujë, në afërsi të një pike karburanti dyshohet se ka marrë flakë  aksidentalisht një mjet tip “Ford”, që ishte i parkuar e si pasojë e flakëve ka marrë flakë dhe një mjet tjetër tip “Volkswagen” i parkuar në afërsi të tij. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel