Foto Ilustruese

Policia e Fierit ka vënë nën pranga një 21-vjeçar dhe proceduan penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në Patos, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me të cilin po udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik dhe një dorezë metalike që i mbante pa leje.

Ndërkaq u proceduan penalisht 2 shtetas, njëri prej të cilëve u kap nga policia duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa të dyshuara të falsifikuara dhe me nr shasie të fshirë. Gjithashtu ky mjet dyshohet se është i vjedhur jashtë shtetit dhe është trafikuar në Shqipëri.

Ndërsa për shtetasin D. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke udhëtuar me automjetin tip “Skoda” dhe gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën një dozë me lëndë narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel