Një 46-vjeçar, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është kapur sot në Sarandë.

Sipas policisë, Leonard Kodra u lirua me ksuht, por më pas Gjykata e Korçës hodhi poshtë vendimin duke e dënuar me 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg për trafikimin droge.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Vihet në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel