Doland Fonkem Anu, nga Kameruni mbërriti në Shqipëri në vitin 2018 duke u prezantuar herë si përfaqësues fetar e herë si anëtar i Dhomës së Tregtisë, bëri bashkëpunëtorë me të cilët mundi të zhvasë nga kompanitë gati 4 milionë euro.

Një hetim i prokurorisë së Tiranës tregon se 34 vjecari së bashku me Emanuel Emereinbenu nga Nigeria, Marie Gufan nga Kameruni dhe Fatbardh Danja dhe Xhentil Kupe krijuan kompani fiktive tek të cilat u depozituan llogaritë bankare.

Skema quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” dhe rezulton se personat e arrestuar, së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme.

Sipas prokurorisë, pas këtij momenti të dyshuarit mes tyre dhe shtatë të tjerë nga vendet e Afrikës kontaktonin klientin dhe merrnin rolin e subjektit pritës të fondeve duke informuar se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe për këtë shkak, fondet duhet të transferoheshin  në llogarinë e re.

Njësia C e policisë që ka bashkëpunuar dhe me bankat, deri më tani ka identifikuar 17 njësi tregtare fiktive që janë regjistruar në QKB dhe që më pas në emër të tyre llogaritë bankare ku nëntë kompani të mashtruara kanë depozituar shumat e konsiderueshme.

Top Channel