“Ky është Ballkani i ri Evropian”/ Rama, Vuçiç dhe Zaev zhvillojnë takim virtual, ja për çfarë biseduan

22/07/2021 10:44

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zbuluar se kanë pasur një takim virtual me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për përgatitjet e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.

Ky forum do të mbahet në Shkup më 29 korrik. Në postimin e tij në Facebook, Zaev thotë se janë bërë bashkë që jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë dhe këtë e cilëson si “Ballkani i ri Evropian”.

“Këtë mëngjes kam pasur një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ne e organizojmë në Shkup më 29 korrik.

Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkroi Zaev.

Top Channel