Foto ilustruese

Një 60-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë në Shkozet të Durrësit, është përplasur nga një kamion.

Për pasojë, shtetasi me iniciale P.H. ka marrë disa plagë dhe aktualisht po merr trajtimin mjekësor në spital. Ndërsa drejtuesi i kamionit, 29-vjeçari me iniciale V.B. është shoqëruar në polici, për hetime të mëtejshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen nr.14 të Durrësit, aty ku tashmë ka mbërritur grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2021, në orën 15:15, në lagjen nr.14, Durrës, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel