Fier/ U kapën me kanabis në vazo lulesh, arrestohen babë e bir. Vihet në pranga dhe një 52-vjeçar

22/07/2021 09:39

Pas një hetimi 2 javor, policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh.

Gjithashtu, në vijim të operacionit “Dërmenas” është vënë në pranga dhe një shtetas tjetër, për kultivim të bimëve narkotike.  52-vjeçari i identifikuar me incialet A. V., banues në Fermë Çlirim, kishte në oborrin e banesës kubikë me fidanë të dyshuar kanabis.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së kanabisit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, pas një hetimi 2-javor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Dërmënas”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit G. B., 62 vjeç dhe A. B., 34 vjeç (babë e bir), banues në Dërmënas, Fier” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA