E gjithë shtëpia ‘sterr’/ Pamjet e banesës së 36-vjeçares që u dogj mbrëmjen e sotme

22/07/2021 21:46

Banesa e një 36-vjeçareje, që jetonte me qira u përfshi nga flakët sot, rreth orës 18:20, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar. Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Çdo mobilje në shtëpisë e shtetases me iniciale E.Sh. ka dalë jashtë përdorimit.
Pasi zjarrfikësit shuan flakët, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel