Një automjet që dyshohet se i përket prokurorit të Vlorës, Maksim Sota të cilën ia kanë blerë trafikantët e drogës është sekuestruar me urdhër të SPAK.

Prokurori Sota ka apeluar masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet mjeti i sekuestruar.

Ndërkohë që seanca do të mbahet më 27  korrik, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do ia kthejë apo jo mjetin.

Prokurori i Vlorës, Maksim Sot ka rënë në pranga si pjesë e një megaoperacioni që është zhvilluar në disa shtete dhe janë arrestuar edhe 28 persona të tjerë, ndërsa Gjykata i dha masën  “Arrest Shtëpie”.

Së fundmi prokurori Maksim Sota ka thyer heshtjen dhe për “Top Channel” ka deklaruar se  nëse ka një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në arrest shtëpie.

 

Top Channel