Defekt në linjën e tensionit, prej tre ditësh pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë

22/07/2021 09:41

Një defekt në linjën e tensionit të ulët ka lënë pa energji elektrike disa fshatra në Lezhë.

Fshatrat Grykë Zezë, Grykë Manati, Malësi e Lezhës e Patalej prej tre ditësh janë pa energji elektrike për shkak të këtij defekti.

Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi për banorët, për shkak edhe të temperaturave të larta.

Ndërsa, nga OSHEE është bërë e ditur se po punohet për riparimin e defektit.

Top Channel