SHÇBA ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie dhe vëllain e tij, të cilët aksidentuan për vdekje një 26-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ndodhi në mesnatë, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, ku dy të arrestuarit po udhëtonin me mjetin tip “Benz” dhe përplasën 26-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

“Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç. Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes”, njofton SHÇBA.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA