Viktor Orbán i Hungarisë do të mbajë referendum për ligjin e kontestuar anti-LBGT (fotot)

21/07/2021 18:31

Kryeministri njoftoi sot referendum për atë që quante ‘mbrojtja e fëmijëve’, tre ditë para Paradës së Krenarisë në Budapest.

Kryeministri i djathtë i Hungarisë, Viktor Orbán, ka njoftuar se qeveria e tij do të mbajë një referendum kombëtar për “mbrojtjen e fëmijëve”, siç i referohet ai tashmë disa pjesëve të ligjit, që është quajtur diskriminues ndaj portretizimit të personave LGBT në materialet e shkollave të destinuara për të miturit.

“Aktivistët LGBTQ në disa vende të BE vizitojnë kopshtet apo shkollat fillore për  të kryer orë mësimi të edukatës seksuale. Madje duan ta bëjnë këtë edhe këtu në Hungari,” tha Orbán në një mesazh sot në rrjetin Facebook.

Prandaj po organizohet referendumi me pesë pyetje, që prekin kryesisht gjuhën sugjestionuese për çështjen. Një nga pyetjet është: “A jeni dakord që të miturve t’u tregohet, pa asnjë kufizim, përmbajtje mediatike me natyrë seksuale, që mund të influencojë zhvillimin e tyre?”

Orbán njoftoi për referendumin tre ditë para “Paradës së Krenarisë” që mbahet nga homoseksualët të shtunën në Budapest.

Ligji i ri i Hungarisë hyri në fuqi këtë muaj dhe është modeluar sipas një ligji rus që ndalon “propagandën homoseksuale” ndaj të miturve. Ligji hungarez duket se shkon edhe më tej duke ndaluar dhe “promovimin apo portretizimin” te fëmijët te homoseksualitetit e ndryshimit të gjinisë.

Orbán përballet me zgjedhje pranverën që vjen, prandaj kritikët thonë se retorika e tij anti-LGBT është pjesë e një strategjie politike për të fituar mbështetje në partinë e tij Fidesz.

Ai tha: “Këtu luhet me të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj nuk mund të bëjmë si thotë Brukseli.”

Zëdhënësi i tij Zoltán Kovács shtonte: “Kryeministri i kërkon hungarezëve t’i përgjigjen pyetjeve me ‘Jo’, ashtu siç bënë dhe pesë vjet më parë kur ndaluam që Brukseli të impononte te ne emigracionin”.

FOTO GALERI
1/3
Viktor Orbán, ka njoftuar se qeveria e tij do të mbajë një referendum kombëtar për “mbrojtjen e fëmijëve”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA