Shtetasi Gjergj Brunishta, banues në Shkodër është vënë nën prangat e policisë për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.B.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. B., banues në Shkodër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. B”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA