Shtohet interesi për vaksinim, më shumë të rinj kërkojnë vaksinat antiCovid

21/07/2021 14:38

Sot është dita e tretë e vaksinimit të hapur dhe duket se ka një rritje të interesimit nga personat që duan të vaksinohen.

Të rinj dhe jo vetëm i janë drejtuar qendrave të vaksinimit, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,082,424 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Prej tyre 472,886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore kudo në vend.

Java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç vijon deri të dielën, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel