Shpërndarje lëndësh narkotike, dhunë në familje e drejtim i mjetit në gjendje të dehur, 8 të arrestuar në Tiranë

21/07/2021 13:39
Foto ilustruese

8 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, nën akuzë për vepra të ndryshme penale.

Në operacionin e koduar “Fresku”, policia ka arrestuar 28-vjeçarin me iniciale E.S., pasi shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut, në kryeqytet. Si provë materiale, të riut i janë sekuestruar disa doza kokaine dhe para të jashtëligjshme.

57-vjeçari me iniciale Xh.A. u arrestuar pasi shkeli urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes, duek e dhunuar psikologjikisht atë.

Ndërsa 31-vjeçari me iniciale E.R. u arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Policia rrugore njofton për arrestimet e 4 shoferëve gjatë 24 orëve të fundit.

B., 48 vjeç, D. G., 35 vjeç dhe R. S., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

J., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Të gjithë të dyshuarit do  të hetohen më tej nga Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat e një pune disamujore, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza metadon.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 57 vjeç, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëshorten e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S. B., 48 vjeç, D. G., 35 vjeç dhe R. S., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

L. J., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel