Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shalës të Cërrikut.

“Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Forcat e policisë arritën që brenda pak minutash të arrestojnë autorin.

“Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje””, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel