Pamja e parë që përballesh sapo hyn në Gjirin e Lalëzit janë plehrat. Përpara hyrjes në një nga resortet më të famshme të Gjirit përballesh me një ‘landfill’ ilegal ku shpeshherë plehrave edhe iu vihet flaka, duke ndotur plazhin.

Më pas, duke vazhduar rrugën drejt pishave të këndshme, në vend të freskisë së tyre ndjehet era e papërballueshme nga kazanët e mbeturinave që janë të tejmbushur. Edhe pylli i pishave është i mbushur me plehra, të cilët janë të grumbulluara në pirgje, por nuk pastrohen nga autoritetet.

Situata e mbetjeve urbane në Gjirin e Lalëzit duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga turistët, që ndjejnë keqardhje për situatën.

Autoritetet vendore duken të pashqetësuara nga kjo situatë. Në zonat bregdetare është rritur popullsia, por atje punonjësit e pastrimit shfaqen rrallë, njësoj si gjatë dimrit por hotelet dhe restortet janë bosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA