Agim Kokunja, rreth 80 vjeç nga Elbasani akoma ështënë pritje të kompensimit të pronave edhe pse ka plot 20 muaj që ka aplikuar dhe emri i ka dalë në gazetë.

Ai thotë që bëhet fjalë për një shumë të vogël, rreth 2 milion të vjetra, por që dëshiron t’i gëzojë, pasi me moshën që ka edhe mund të mos i arrijë t’i gëzojë dot.

Ai jeton vetëm më një pension prej 100 mijë lekësh dhe ai kompesim për të cilin ka 20 muaj që pret, duke numëruar ditët do ta ndihmonte sado pak për t’i përmirësuar jetesën. Ai në një intervistë për Fiksin thotë që me këto ritme mund të vdes e të mos e gëzojë kurrë atë që i takon. Ndaj kërkon ndihmën e Fiksit për ta fituar një të drejtë që i takon me ligj. “Mua më ka dalë edhe emri, kam aplikuar dhe akoma asgjë. Më thanë pandemia etj. por unë s’kam moshë për të pritur” thotë ai.

Fiks Fare kontaktoi me Agjensinë e Trajtimit të Pronave, të cilët thanë se problemi qëndron tek ASHK, Elbasan. Sipas tyre agjensia ka nisur tre kërkesa, ku kërkohet plotësimi kartelës së zotërisë.

Të treja përgjigjet, kanë ardhur gabim apo të paqarta nga ASHK Elbasan.
Pas interesimit të Fiksit, Agjensia e Trajtimit të Pronave, kanë nisur edhe një të katërt, për të cilën akoma presin përgjigje. Fiksi kontaktoi zyrtarisht edhe me ASHK, Elbasan e cila tha që do mundohen të kthejnë një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA