Mesazhi i Kardinalit Ernest Troshan Simoni për festën e Kurban Bajramit: Të ndihmojmë të varfrit

21/07/2021 13:07

Kardinali Ernest Troshan Simoni ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai i ka kërkuar që të bëhen të gjithë bashkë për të shtrirë dorën tek të varfërit në këtë festë të madhe.

“Dita e festës së Kurban Bajramit është shembull i madh që u shndrit zemra të gjithë njerëzve për tu bashkuar, për të ndihmuar të varfrit, ata që janë të pastrehë pa këpucë në këmbë, pa këmishë në trup për t’i bashkuar me të madhin Zot. Ti tregojmë të gjithë botës që dashuria njerëzore është e pafund. Vëllezër e motra të bashkohemi, të shtrijmë dorën tek të varfrit dhe në këtë festë të madhe, fëmijëve t’i japë jetën e ëmbël dhe të gëzueshme në këtë botë”, tha Kardinali Ernest Troshan Simoni.

Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.

Top Channel