Lezhë/ 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë, dyshimet e policisë

21/07/2021 11:06

Një 53-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Gjeçaj është gjetur pa shenja jete rreth orës 21:25 të mbrëmjes së kaluar.

Trupi i pajetë u gjet në Fushë Gjormë, Kurbin ndërsa forcat blu dyshojnë se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë, Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53  vjeç,banues në Adriatik, Kurbin,  i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA