Ankohet pushuesi për rrugën e Borshit: Këtu të mbyt pluhuri, shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme është

21/07/2021 09:57

Një pushues ka shprehur shqetësimin në rubrikën “Ti Raporton” për situatën në rrugën e Borshit.

Në videon që ka sjellë në redaksinë e Top Channel, duket se ankohet për rrugën e paasfaltuar duke thënë se 7 km rrugë plazhi është lënë në mëshirë të fatit në një kohë kur e gjithë zona është mbushur me turistë.

Ndër të tjera thotë se vijojnë ndërtimet pa leje dhe secili mundohet të rregullojë pjesën e tij të rrugës me beton apo pllaka guri por nuk bëhet asgjë për të shmangur pluhurin në të gjithë rrugën.

 “Ja ky është plazhi elitar i Borshit, 7 km vijë bregdetare, dhuratë nga Zoti dhe rruga e paasfaltuar. Mijëra pushues kanë ardhur dhe i mbyt pluhuri i rrugës. Secili mundohet të rregullojë pjesën e tij të rrugës me beton apo pllaka guri, disa duke mbushur gropat me zhavorr. Shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme është rruga. Ja dhe kuajt duke kërkuar ushqimin e tyre të përditshëm në kazanat e plehrave”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA