Turqi/ Administrohen 63.7 milionë doza vaksinash kundër COVID

20/07/2021 16:59

Turqia ka arritur të administrojë të paktën 63.7 milionë doza të vaksinës së koronavirusit deri më tani.

Turqia po vazhdon me fushatën e saj intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe të gjithë banorët e moshës mbi 18-vjeçare kanë të drejtë të vaksinohen.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pothuajse 39.1 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 21 milionë janë vaksinuar plotësisht.

Ministria turke po ashtu konfirmoi se brenda ditës së fundit në vend janë regjistruar 7.667 raste të reja me COVID-19, 50 vdekje dhe 4.152 pacientë të shëruar.

Turqia prej 1 korrikut hyri në një fazë normalizimi duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me koronavirusin.

Me qëllim kufizimin e përhapjes së llojit ‘Delta’ të koronavirusit, vendi ka pezulluar fluturimet nga India ku për herë të parë u zbulua lloji i virusit.

Ndërkohë, pasagjerëve që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Irani, Egjipti dhe Singapori u kërkohet test negativ ndaj virusit COVID-19 jo më parë se 72 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA