Mentja është një barishte shumë e pasur në ushqyes e vlera për shëndetin. Vitaminat dhe mineralet që ajo përmban e rendisin atë ndër erëzat dhe barishtet më të shëndetshme për organizmin.
Sipas të dhënave konsumi i gjetheve të mentes jo vetëm përmirëson funksionet e trurit por edhe të sistemit tretës.
Vlerat Shëndetësore Të Gjetheve Të Mentes
Sistemi Tretës
Konsumi i rregullt i gjetheve të mentes ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës. Mentoli është një përbërës që gjendet tek të gjitha barishtet e familjes botanike ku bëjnë pjesë mentja dhe nenexhiku qetësojnë muskujt e aparatit tretës duke zbutur dhimbjet.
E Ftohura
Vlerat e mentes janë përgjithësisht pozitive në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të prekura nga e ftohura dhe gripi.
Higjena E Gojës
Mentja ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës. Ajo është efikase kundër mikrobeve që akumulohen në dhëmbë dhe qiellzë dhe optimizon higjenën e gojës.
Funksionet E Trurit
Aroma e mentes mjafton për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përmirësuar funksionet dhe aftësitë e tij.
Mentja Për Tretje Të Shkëlqyer
Vaji esencial i mentes dhe nenexhikut përshpejton zbrazjen e stomakut nga mbetjet ushqimore dhe shmang pengesat në aparatin tretës.
Mentja Në Mjekësinë Popullore
Në mjekësinë popullore kineze, mentja përdoret gjërësisht për vlerat e saj qetësuese dhe aromatike. Ajo konsiderohet shumë e dobishme në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë, mushkërisë dhe zorrës së trashë. Shpesh mentja përdoret për të trajtuar diarenë apo dhimbjet menstruale.
Si Ta Rrisni Menten Në Kushtet E Shtëpisë
Mentja është një barishte që lulëzon shpejt dhe kërkon përkujdesje minimale.Ju mund të blini një filiz të bimës ose të këpusni një degë nga bima origjinale. Futeni në një enë qelqi me ujë dhe prisni deri sa të lëshojë rrënjë. Më pas, udhëzohet ta transferoni në një vazo dhe rriteni në ballkon ose parvazin e dritares.
Ajo kërkon ujitje të mjaftueshme por edhe një sistem të mirë kullimi. Mentja duhet mbrojtur nga rrezet e forta të diellit. Gjethet e saj kanë një aromë të fortë dhe nëse mbahen në ujë mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë. Gjethet e mentes mund të ngrihen ose të thahen dhe të përdoren gjatë gjithë vitit./AgroWeb
Top Channel