
Kanadaja më 9 gusht do të hapë kufirin e saj për amerikanët që janë plotësisht të vaksinuar kundër ri COVID-19. Siç njoftoi qeveria federale kanadeze, po ashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar që kanë marrë të dy dozat e vaksinës mund të hyjnë në Kanada duke filluar nga 7 shtatori.
Qeveria po ashtu ka hequr masën e izolimit të detyruar për 14 ditë para se të vijnë në Kanada, por do t’u kërkohet testi negativ ndaj virusit COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë. Fëmijën nën moshën 12-vjeçare që vijnë me një prind ose kujdestar plotësisht të vaksinuar nuk do të kenë nevojë për karantinë.
Kufiri kanadez është mbyllur për të gjithë që nga muaji mars i vitit 2020, përveç udhëtimeve thelbësore. Derisa shkalla e infeksionit të virusit po shënon rënie dhe më shumë njerëz po vaksinohen, thirrjet nga këto biznese të dëmtuara nga mbyllja janë përshkallëzuar.
Biznesi i fluturimeve është mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar dhe ishte planifikuar të rihapet më 21 korrik, por me njoftimin e fundit ai do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur deri më 9 gusht.
“Ky hap paraprak lejon që qeveria e Kanadasë të funksionalizojë plotësisht masat e rregulluara kufitare para 7 shtatorit të vitit 2021 dhe njeh lidhjet shumë të ngushta midis kanadezëve dhe amerikanëve”, tha qeveria kanadeze. Ministri i Shëndetësisë, Patty Hajdu, tha se hapja pasqyron respektimin e publikut kanadez ndaj kufizimeve të virusit COVID-19 dhe rënien e rasteve.
“Kanadezët kanë punuar shumë dhe kanë sakrifikuar për njëri-tjetrin dhe për shkak të kësaj pune ne mund t’i bëjmë këto hapa të ardhshme në mënyrë të sigurt”, tha Hajdu në një njoftim me shkrim.
Top Channel