Bisha ka sulmuar gruan që e stërviste në mes të shfaqjes së cirkut, duke i kapur këmbën me putra e me dhëmbë, teksa dy kujdestarë të tjerë përpiqeshin ta tërhiqnin larg saj.
Audiencat me familjarë e fëmijë shikonin të tmerruar.
Pas disa tentativave të çlirimit, dy kujdestarët arritën të çlironin këmbët e gruas nga goja e ariut, teksa ajo ra në skenë me dhimbje të dukshme.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi javës që shkoi në qytetin Berezovsky, në rajonin rus të Kemerovo, duke lënë vendasit të shokuar.
Ariu ishte veshur me kapele dhe fund të shkëlqyeshëm nga organizatorët dhe ishte bindur të performonte, por kur stërvitësja po tundte një rreth para kafshës, ai e sulmoi me egërsi.
Shfaqja çuditërisht kishte vijuar me vone dhe vendasit thonin edhe më pas se ariu kishte treguar shenja nervozizmi.
Ndërsa gruaja e sulmuar sipas raportiemve as uk kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Cirku në fjalë njihet për performacat e arinjve të veshur me rroba apo zbukurime njerëzore dhe “mburret me stërvitjen e kafshëve nga njerëzit”.
Cirku udhëtues Harlequin më vonë mohoi se kishte ndodhur një sulm nga kafsha, megjithse provat ishin regjistruar në video.
Një zëdhënës tha për rrjetin Mash Siberia: “Nuk kishte asnjë incident. Arinjtë mund të tregojnë nervozizëm sepse janë në sezonin e çiftimit.”
Çmimet e biletave të cirkut ishin shitur për 500 rubla ose rreth 5 dollarë.
Top Channel