Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Përplasen tre automjete, plagoset një kosovar (Pamjet)

20/07/2021 08:58

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë mëngjesit të sotëm.

Tre automjete me drejtues maqedonas, kosovar dhe shqiptar janë përfshirë në një aksident nga ku është plagosur një shtetas kosovar.

Ai është dërguar drejt spitalit rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë kanë marrë dëmtime të lehta dhe dy pasagjere. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel